Pyetje të përgjithshme

Njeriu gjate jetës se përditshme, me vetëdije apo pa vetëdije i ekspozohet rreziqeve të ndryshme të cilat mund të lenë pasoja të mëdha në jetën e njeriut dhe ato mund të jenë: ne shëndet, në pronë, në punë, në makinë etj. Për të mos u ballafaquar i vetëm me këto rreziqe ju duhet të siguroheni në kompani të sigurimit të cilat ju ofrojnë mbulesë siguruese nga këto rreziqe në raste se jeni të prekur (të goditur).
Sigurimi TPL, shkurtesa MTPL rrjedhë nga gjuha angleze "Motor Third Party Liability" e që në gjuhën shqipe do të thotë sigurimi i autopërgjegjësisë ndaj palëve të treta. Vetë fjala autopërgjegjësi nënkupton se merr përsipër përgjegjësinë tuaj për dëmet që ju i keni shkaktuar palëve të treta.
Është njohja reciproke, në mes dy vendeve, e përgjegjësisë siguruese të mjeteve-motorike dhe shfrytëzuesit e mjeteve-motorike të regjistruara në Kosovë, të cilët posedojnë policën valide të sigurimit TPL Plus, mund të hyjnë lirisht dhe të udhëtojnë në Maqedoni dhe Serbi, kurse në Shqipëri mund të hyjnë dhe udhëtojnë vetëm me policën valide vendore.
Kartoni i gjelbër (Jeshil) është sigurimi i auto përgjegjësisë jashtë shtetit edhe pse ky lloj i sigurimit për Kosovaret nuk është i mundur për shkak se Kosova nuk është anëtare e kombeve të bashkuar dhe rrjedhimesh nuk mund të jetë anëtare e byrosë evropiane të kartonit të gjelbër, por kjo nuk do te thotë se në një te ardhme të afërte edhe Kosova nuk do të jete pjesë e këtij institucioni të rendësishëm për qarkullimin e lirë nepër vendet anëtarë të kësaj organizate.
Polica e sigurimit është dokument me të cilin përcaktohen të drejtat dhe obligimet në mes të siguruesit dhe kontraktuesit të sigurimit. Secila kontratë e sigurimit duhet të përmbajë disa elemente thelbësore. Kontrata e sigurimit është punë e veçantë ligjore, prandaj për këtë ligji ka parashikuar formën e obliguar të shkruar me mundësi të caktuara të validitetit. Polica e sigurimit është dokumenti përfundimtar i shkruar i kontratës së sigurimit që rrjedh nga marrëveshja e sigurimit, ajo duhet të përmbajë të gjitha të dhënat për sigurimin e kontraktuar.
Siguruesi është i detyruar të bëjë zhdëmtimin në kuptim të dispozitave ligjore të përgjegjësisë juridiko-civile për dëmin e shkaktuar nga automjeti i siguruar personave të tretë.
Primi i sigurimit është çmimi i cili duhet të paguhet nga klienti kundrejt mbulesës siguruese që ipet nga kompania e sigurimit.
Franshiza apo ndryshe vetëmbajtja është pjesa të cilën vendosë klienti ta mbaj dhe ketë pjesë të cilën klienti vendosë ta mbaj dhe nuk mund ta siguroj në ndonjë kompani tjetër. Franshiza mund të jetë në përqindje dhe në vlerë fikse.
Ky lloj sigurimi mbulon autopergjegjësinë e pronarit, gjegjësisht të shfrytëzuesit të automjetit për dëmet që mund t'u shkaktohen palëve së treta gjatë përdorimit të automjetit të siguruar. Sigurimi i autopërgjegjësisë është i rregulluar me ligjin NR. 04/L-018 të autopërgjegjësisë dhe aktet nënligjore.

Gjate përdorimit dhe shfrytëzimit te automjetit, në çdo moment jemi të ballafaquar me shumë rreziqe, prezenca e tyre kanosë pasurinë, gjegjësisht automjeti i juaj është i rrezikuar, prandaj është mençuri dhe ja vlen te siguroni automjetin e juaj. Lidhur me ketë keni mbështetje dhe siguri në kompaninë e sigurimeve "Elsig" sh.a. Prishtinë.

  • përplasja aksidentale më automjet ose objekt tjetër,
  • përmbysja ose rënia e objekteve të tjera mbi të,
  • zjarri ose eksplozioni,
  • vjedhja e pjesshme ose totale, grabitja
  • thyerja e xhamave,
  • fenomenet e natyrës të tilla si: stuhia, rrëshqitja e tokës ose përmbytja, dëbora ose breshëri,

Me sigurimin e pronës ofrohen:

  • sigurimi i shtëpive dhe banesave
  • sigurimi i lokaleve
  • sigurimi i objekteve administrative
  • sigurimi i bizneseve te vogla
  • sigurimi i bizneseve te mëdha(industriale)

nga rreziqet siç janë: zjarri, goditja e rrufesë, eksplodimi, rënia e fluturakes ajrore, stuhia, breshëri, goditja e mjetit motorik, vërshimi dhe rrëkeja, rrëkeja dhe uji me nivel të lartë, shembja dhe rrëshqitja e tokës, ulja e tokës, pesha dhe ortiqet e borës, derdhja e ujit nga instalimet, rrjedhja e lëngut (lekazhi), vetëndezja e rezervave, derdhja e masës së zjarrtë të shkrirë të lëngshme, përgjegjësia ndaj palës së tretë, tërmeti. etj.

Sigurimi i shëndetit në udhëtim jashtë Kosovës mbulon:

  • shpenzimet mjekësore
  • shpenzimet e riatdhesimit,
  • vdekje dhe Invaliditet nga aksidenti personal.

Me këtë sigurim mund të mbulohen të gjithë personat që udhëtojnë përkohësisht jashtë Kosovës.

Rreziku që mund të ndodh nga aksidenti i papritur, i paparashikuar, gjatë periudhës së sigurimit dhe si pasojë ka lëndime (dëmtime) të trupit të të siguruarit, njeherit nga fatkeqesia mund te ketë vdekje aksidentale, paaftësi e përhershme totale, paaftësi e përhershme e pjesshme, paaftës e përkohshme totale, shpenzime mjekësore, kompensime ditore etj.

Format e sigurimit

  • Sigurimin individual të personave
  • Sigurimin kolektiv të punëtorëve të ndërmarrjes
  • Sigurimin e anëtarëve të familjes
  • Sigurimin paushall (individual)
Mbulohet përgjegjësia ligjore e të siguruarit për dëmet e shkaktuara ndaj palës së tretë:
  • Për lëndim trupore (përfshirë vdekjen, sëmundjen, ose plagosjen të/ose ndaj personave)
  • Për humbje ose dëmtime pasurore të ndodhura gjatë Periudhës së sigurimit.
Dëmet mund të paraqiten në të gjitha degët (filialet) e kompanisë të shpërndara në të gjitha regjionet e Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.