Krijimi i përvojave pozitive gjatë secilit ndërveprim tuajin me ne është qëllimi kryesor i KS “Elsig” sh.a. Ne
sigurohemi që secila kërkesë dhe pakënaqësi e juaja të trajtohet në mënyrë profesionale dhe brenda
afateve të parapara me qëllim të ofrimit të zgjidhjes së drejtë për ju.
Vlerësimet rreth përvojës tuaj gjatë shfrytëzimit të produkteve dhe shërbimeve tona na ndihmojnë të
kuptojmë më mirë nevojat tuaja dhe të përmirësojmë shërbimet dhe produktet e ofruara për ju. Nëse
ne kemi dështuar në përmbushjen e pritshmërive tuaja ose nëse keni arsye për të adresuar ankesë tek
ne, ju lutemi na kontaktoni. Ne e vlerësojmë secilin reagim dhe konsiderojmë me seriozitet secilin
koment dhe ankesë tuajën.
Ju lutemi, plotësoni informatat e mëposhtme online në mënyrë që të trajtojmë çështjen tuaj.
Shënoni emrin, mbiemrin, numrin e kontaktit dhe adresën tuaj të plotë.
Përshkruani çështjen tuaj në detaje.
Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme për tu plotësuar.