I nderuar përdorues,

Ju keni hyrë në faqen zyrtare të KS ELSIG sha duke lexuar dhe pranuar si më poshtë vijon: Kjo faqe përmban formularë të ndryshëm (punësimi, regjistrimi në databazën e e Kompanise, raportim dëmi etj) plotësimi i të cilëvë është tërësisht vullnetar. KS ELSIG sha siguron të gjithë përdoruesit e kësaj faqeje se çdo e dhënë personale do të trajtohet në përputhje me legjislacionin ne fuqi ne Republiken e Kosoves “Për mbrojten e të dhënave personale”. Përdoruesi pohon vërtetësine dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën e kompanise së sigurimit për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e kompanise.Ne garantojme qe çdo e dhënë do të përdoret vetëm për qëllimin që është dërguar. Për çdo ndryshim të këtyre të dhënave përdoruesi ka të drejtë të kontaktojë KS ELSIG sha për kryerjen e ndryshimeve në adresen info@kselsig.com

PARIMET E PRIVATËSISË TE TE SIGURUARIT DHE PERFITUESIT:

  1. Mbledhja e informacionit: KS ELSIG sha do te mbledhe vetem informacion personal i cili nevojitet per administrimin e kontrates te sigurimit, per dhenien e sherbimeve te klientit, per ofrimin e produkteve apo sherbimeve te reja, trajtimit/kompensimit te demit, bazuar ne ligjet perkatese ne fuqi “Per mbrojtjen e te dhenave personale’’.
  2. Perpunimi i informacionit: KS ELSIG sha, do te perpunoje te dhenat tuaja personale ne menyre te drejte dhe vetem per ato qellime qe ju ka informuar ne momentin e nenshkrimit te kontrates së sigurimit/kerkeses per kompensim demi.
  3. Cilesia e perpunimit te te dhenave: KS ELSIG sha, perdor teknologji te pershtatshme dhe trajnon punonjesit e vet me njohuri te mjaftueshme teknike dhe gjithashtu siguron integritet personal qe ata te jene te afte te perpunojne te dhenat tuaja personale me shpejtesi dhe saktesi bazuar ne ligjet ne fuqi. Kompania nuk do te mbaje te dhenat tuaja personale me shume sesa eshte e nevojshme, pervec rasteve qe parashikohet ndryshe nga ligji ne fuqi.
  4. Siguria dhe fshehtesia: Kompania do te mbaje te dhenat tuaja personale konfidenciale dhe do te kufizoje aksesin ne te dhenat tuaja personale vetem per qellime te sigurimit/Dëmeve. KS ELSIG i referohet standarteve te industrise dhe perdor masa te arsyeshme administrative, teknike dhe fizike te sigurise per te mbrojtur te dhenat tuaja personale nga aksesi i paautorizuar, perdorimi, shkaterrimi dhe modifikimi apo zbulimi i tyre. KS ESLIG sha, kerkon standarte te larta te sigurise se te dhenave nga palet e treta te cilat ajo autorizon per te perpunuar te dhenat tuaja personale ne emer te saj.
  5. Shperndarja e te dhenave:KS ELSIG sha, mund te shperndaje te dhenat tuaja personale me pale te treta te cilat veprojne ne emer te saj dhe nen udhezimet e saj per informimin tuaj per produkte dhe sherbime dhe vetem pasi ka marre aprovimin tuaj paraprakisht.
  6. Transferimi nderkombetar: KS ELSIG sha, mund te transferoje jashte shtetit per qellime te sigurimit dhe demshperblimit ne sigurime te dhena te cilat transferohen vetem ne perputhje me ligjet ne fuqi “Per mbrojtjen e te dhenave personale’’. Pavaresisht nese te dhenat tuaja transferohen ose jo jashte shtetit, ato mbrohen nga parimet e permendura ne kete dokument
  7. Pergjegjesia: KS ELSIG sha, dhe punonjesit e saj mund te perpunojne te dhenat personale vetem ne pajtim me keto parime dhe ligjin e zbatueshem. KS ELSIG sha, kryen trajnime dhe rishikime te perputhshmerise se saj me keto parime. Punonjesit pritet te raportojne shkeljen e ketyre parimeve te drejtuesit e tyre dhe prane cdo departamenti tjeter kompetent. Nese keni nje ankese qe KS ELSIG sha , ka shkelur keto parime dhe nese keni tentuar ne mirebesim per te zgjidhur ankesen permes procesit te sherbimit tone te konsumatoreve ose procesit te ankesave, por ankesa nuk eshte zgjidhur brenda intervalit kohor te parashikuar atehere ju mund te zbatoni keto parime ne perputhje me Ligjin e Zbatueshem. Nese ju ankoheni prane Autoritetit tuaj Lokal te mbrojtjes se te dhenave dhe Autoriteti i Mbrojtjes se te dhenave zbulon se KS ELSIG sha., ka shkelur keto parime Kompania do ti permbahet perfundimeve te Autoritetit te Mbrojtjes se te dhenave, por do te rezervoje te drejten per te apeluar te tilla gjetje.